Chelsea me 95 milionë funte i zyrtarizon dy transferime brenda 48 orëve

E publikuar: 29/06/2017 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea me 95 milionë funte i zyrtarizon dy transferime brenda 48 orëve
Tashmë mesfushori i Monacos, Tiemoue Bakayoko, i ka kaluar testet mjekësore te Chelsea.

The Sun shkruan se Bakayoko është një nga dy transferimet që do të kryhen brenda 48 orëve.

Chelsea ka gati 95 milonë funte për t’i mbyllur transferimet brenda kësaj jave.

Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro, është emri i dytë që pëlqehet nga kampionët e Ligës Premier dhe Antonio Conte.

Chelsea do t’i publikojë fanellat e reja Nike të shtunën, kur edhe afati kalimtar.

Bakayoko ka kushtuar 35 milionë funte, ndërsa braziliani Sandro pritet t’i kushtojë rreth 60 milionë funte. /Telegrafi/