Chelsea 3-1 Bate Borisov, notat e lojtarëve: Loftus-Cheek me notë maksimale

E publikuar: 26/10/2018 01:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligën e Evropës.

Londinezët kanë triumfuar lehtësisht 3-1 në Stamford Bridges ndaj skuadrës bjelloruse Bate Borisov.

Ylli i mbrëmjes në këtë sfide ishte mesfushori anglez Ruben Loftus-Cheek që shënoi het-trik.

Anglezi morri notën maksimale në këtë ndeshje.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe braziliani Willian që ishte asistues, ndërsa shkëlqyen edhe dy italianët Davide Zappacosta dhe Emerson Palmieri.

Nota më e vogël në këtë sfidë shkoi për mesfushorin e mysafirëve Aleksandr Hleb. /Telegrafi/