Chelsea, 102 mln Euro për të firmosur me Gareth Bale

E publikuar: 30/03/2015 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Realit shohin te Bale një mundësi të mirë për të mbushur arkat e klubit dhe për të zhvilluar më pas një merkato të fuqishme.

Jo vetëm Manchester United për Gareth Bale, sepse në garën për të firmosur me uellsianin ka hyrë edhe Chelsea. Sipas mediave angleze Blutë e Londrës kanë gati një ofertë që kap shifrën e 75 milionë Paund, rreth 102 milionë Euro për të bindur Realin e Madridit të lejojë largimin e 25-vjecarit britanik. Bale është kritikuar shumë për paraqitjejet e tij gjatë muajve të fundit me fanellën e Los Blancos dhe ai ka filluar të mendojë seriozisht për ti dhënë lamtumirën kryeqytetit spanjoll. Pra më pak fjalë rikthimi i Bale në Premier League nuk duket më edhe aq i pamundur sa disa muaj më parë.

Drejtuesit e Realit shohin te Bale një mundësi të mirë për të mbushur arkat e klubit dhe për të zhvilluar më pas një merkato të fuqishme. Uellsiani nuk është më i paprekshëm për të dhe ashtu si Mesut Ozil dhe Angel Di Maria edhe ai mund të lërë Realin për tu transferuar në kampionatin anglez. Në verën e vitit 2013 për Bale klubi merengues derdhi në llogarinë e Tottenhamit 91 milionë Euro një shumë që nëse përfshihen edhe bonuset kapi shifrën e 100 milionë Eurove, por vetëm 2 sezone më pas Reali mund ta shesë uellsianin për 2 milionë Euro më tepër nga sa e bleu. Trajneri i Chelsea-it Jose Mourinho shikon te 25-vjecari futbollistin ideal për të përforcuar sulmin e skuadrës së tij. Te Blutë Bale do formonte një treshe të frikshme sëbashku me Eden Hazard dhe Diego Costën, dhe londinezët me të në skuadër jo vetëm që do ta kishin më thjeshtë të triumfonin në Premier League por do të kishin shanse reale për të fituar edhe Uefa Champions Leaguen./ss/