Charlie Adam i bie pishman që kritikoi Shaqirin: Bravo i qoftë, ka bërë mirë me Liverpoolin

E publikuar: 26/11/2018 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri ka kompletuar në verë transferimin te Liverpooli nga Stoke City.

Ylli nga Kosova ishte kritikuar për zgjedhjen e bërë ku shumica e analistëve mendonin se nuk do të luante.

Por pas kalimit të javëve, Xherdani ka arritur ta marrë një fanellë titullari ku po luan për mrekulli duke shënuar gola e duke dhuruar asistime.

Ish-bashkëlojtari i Xherdanit, Charlie Adam ishte njëri nga kritikuesit më të mëdhenj.

32-vjeçari që kishte luajtur më parë në Liverpool nuk besonte se Shaqiri do të luante në Liverpool.

Xherdan Shaqiri (Photo by Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Por tani skocezi i ka rënë pishman për deklaratat e dhëna, duke lavdëruar Xherdanin.

“I kam thënë ato gjëra për Shaqirin pasi në fillim të sezonit ashtu mendoja”.

“Të jem i sinqertë tani, prej transferimit të tij te Liverpooli ka bërë shumë mirë dhe bravo i qoftë”, u shpreh Adam.

Ish-reprezentuesi skocez tha se Shaqiri nuk është titullar te Liverpooli por po tregon se ka cilësi të mëdha.

“Nuk është lider siç ishte te Stoke City, por nga ndeshja në ndeshje po iu tregon shumë njerëzve se është lojtar me cilësi të mëdha”, u shpreh Adam. /Telegrafi/