Charles Barkley tregon tri ekipet favorite që mund ta fitojnë titullin në NBA

E publikuar: 14/12/2018 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sir Charles Barkley, ish-lojtari legjendar i basketbollit, beson se Denver Nuggets është një nga tri skuadrat më të mira në ligën më të fortë në botë, NBA.

Ish ylli amerikan, tani një analist televiziv TNT, ka një mendim shumë të lartë për Denverin dhe kjo nuk është hera e parë që i ka lavdëruar.

Gazetarët që kanë ndjekur për së afërmi një konferencë për shtyp, kanë treguar edhe për dy ekipet tjera favorite për të titull të kampionit.

“Charles Barclay i tha TNT se Golden State Warriors, Denver Nuggets dhe Toronto Reptors janë tri ekipet më të mira në NBA”, shkroi gazetari i “BSN Denver”, Harrison Wind në Twitter.

Sipas vendosjes aktuale të këtyre tri ekipeve dhe janë më të mirët – Toronto është i pari në Konferencën e Lindjes, Nuggets po udhëheq në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Warriors janë menjëherë pas Nugetts.

Kujtojmë se Barkley ka veshur fanellat e Philadelphia 76ers, Phoenix Suns dhe Houston Rockets ndërsa nuk ka fituar ndonjë titull të kampionit.

Ndryshe, Warriors aktualisht janë kampion në fuqi dhe besohet se janë favoritët kryesor për të ngadhënjyer edhe këtë sezon. /Telegrafi/