Challandes publikon listën për dy ndeshjet e radhës: Grumbullohet Muriqi e Kryeziu, kthehet Celina

E publikuar: 09/11/2018 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Kosova fillimisht do të luaj kundër Maltës si mysafirë, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për herë të parë janë ftuar portieri Arijanet Muriqi dhe mesfushori Mirlind Kryeziu.

Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë mbahet të martën.

Jashtë kësaj liste ka mbetur jashtë portieri Faton Maloku, Andin Dallku, Elbasan Rashani dhe Bernanrd Berisha.

Ndërkohë për këto dy ndeshje Challandes ka rikthyer në skuadër sulmuesin e talentuar të Swanseas, Bersant Celinën. /Telegrafi/