Challandes publikon listën e Kosovës për Ligën e Kombeve

E publikuar: 31/08/2018 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar të zgjedhurit e tij për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kosova së pari përballet më 7 shtator ndaj Azerbaixhanit në udhëtim.

Pas tri ditësh përfaqësuesja jonë zhvillon ndeshjen tjetër, po në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Ishujve Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në listën e të ftuarve spikat një lojtar nga Superliga e Kosovës, Visar Bekaj, i cili është ftuar në përfaqësuesen A.

Në mbrojtje Kastriot Dermaku është ftuar pas paraqitjeve me Cosenzan përkrah Mërgim Vojvodës, Amir Rrahmanit dhe Fidan Alitit e Ardian Ismajlit.
Leart Paqarada, Benjamin Kololli, Jetmir Krasniqi dhe Arbenit Xhemajli po ashtu bëjnë pjesë në këtë listë për mbrojtje.

Në fazën e mesfushës dhe sulmit dallojnë disa prej top lojtarëve të përfaqësueses, ku mungesa më e madhe është ajo e Valon Berishës.

Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Idriz Voca dhe Bernard Berisha janë pjesë, bashkë me Arbër Zenelin, Milot Rashican dhe Edon Zhegroën e Bernard Berishën.

Elbasan Rashani gjen veten po asthu në formacion bashkë me Donis Avdijajn, Vedat Muriqin dhe Atdhe Nuhiun.

Lista e plotë e përfaqësueses së Kosovës: