Challandes: Nëse mendoni se ne kemi fuqi për ta mposhtur Spanjën, atëherë ju duhet të jetoni në një planet tjetër

E publikuar: 31/03/2021 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bernard Challandes ishte tejet i nervozuar pas humbjes nga Kombëtarja e Spanjës.

Kosova u mposht 3 me 1 nga Spanja në ndeshjen e dytë para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’, ndeshje e zhvilluar në Sevilla, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes foli trajneri i ‘Dardanëve’, Bernard Challandes. Ai u pa shumë i nervozuar saqë reagoi ashpër edhe ndaj gazetarëve.

“Nëse ju mendoni se ne mund ta mposhtim Spanjën, atëherë ju jeni për një planet tjetër, jeni duke jetuar në planetin e gabuar”, ka thënë Challandes.

Ai rikujtoi po ashtu se ndaj kësaj Spanje, ishte Gjermania që pranoi gjashtë gola.

“Kemi mundur të pranonim më shumë gola, ka ndodhur me Gjermaninë, ka pranuar gjashtë, gjashtë, ne jemi Kosovë dhe kemi luftuar kundër një skuadër shumë të fortë. Kjo është mënyra se si ne bëjmë progres”, vazhdoi tutje tekniku i Kosovës.

Kujtojmë që golin e vetëm për ‘Dardanët’ në stadiumin ‘La Cartuja’ e shënoi mesfushori, Besar Halimi.