Challandes: Grup jo i lehtë, por kalimi nuk është i pamundur – Duhet të ëndërrojmë

E publikuar: 02/12/2018 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka komentuar grupin e Përfaqësueses së Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

‘Dardanët’ u renditën në Grupin A së bashku me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Republikën e Çekisë.

Challandes beson se kalimi i grupit është i mundur pasi Kosova ka gjitha kualitet për ta ëndërruar një gjë të tillë.

“Nuk është një grup i lehtë, ne jemi Kosova dhe nuk duhet të mendojmë se është një grup i lehtë”.

“Por, nuk është as edhe grup i pamundur. Ne luajmë ndaj Anglisë, një skuadër e mirë dhe e fortë, por të tjerat janë të mundura. Ne duhet të bëjmë paraqitje të mirë, kam besim te skuadra ime”

“Kjo gjithashtu është një përgatitje e mirë edhe për ndeshjen ndaj Maqedonisë”

“Kjo është një garë, ne duhet ta mendojmë kualifikimin nga grupi si të mundur, kështu ishte edhe në Ligën e Komeve”.

“Nëse nuk arrijmë, ne kemi një tjetër mundësi, por Kosova mund të tregojë kualitet dhe është e mundur të ëndërrojmë edhe një herë”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/