Ch. League, Reali e PSG fitore me goleadë

E publikuar: 25/11/2015 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas humbjes turpëruese në El Clasico Reali i Madridit reagoi me një fitore drithëruese 3-4 me Shaktar Donjeck, duke siguruar vendin e parë në Gruip A të Champions League. Cristiano Ronaldo në minutën e 18-të zhbllokoi sfidën pas një kombinimi mes Modric e Bale, me uellsianin që nxorri të lirë sulmuesin portugez, ndërsa në pjesën e dytë Luka Modric dhe Carvajal realizuan dy gola brenda dy minutave, për t’ia lënë stafetën sërish Ronaldos, që në të 70-ën i coi shifrat në 0-4. Shaktari reagoi në fundin e ndeshjes duke realizuar 3 gola për 11 minuta me Teixierën që shënoi dyglësh dhe Dentinhon, por vendasin nuk arritën ta barazonin rezultatin.

Po në Grupin A Paris Saint Germmain shkatërroi 0-5 Malmoe, me gola të Rabiot dhe Di Marias në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 50 realizoi edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili e ka nisur karrierën pikërisht te skuadra suedeze. Fitoren 5-0 të parisienëve e vulosën Di Maria dhe Lucas Moura. Edhe Psg kualifikohet në fazën e 1/16, ndërsa Shaktari me Malmoe, që kanë grumbulluar nga 3 pikë, shpresojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në Europa League në raundin e fundit të ndeshjeve në grupe.

Në Grupin B skuadrat që do të vijojnë në fazën tjetër të Championsit do të përcaktohen në ndeshjet e fundit. Wolfsburgu me fitoren 0-2 ndaj CSKA-së së Moskës, fale autogolit të Akinfejev dhe finalizimit të Shurles u ngjit në vendin e parë në kuptën e 9 pikëve, duke përfituar nga barazimi 0-0 mes Manchester United dhe PSV Eindhovenit që kanë grumbulluar repskeitvisht 8 dhe 7 pikë. Skuadra holandeze vijon në fazën tjetër nëse kalon CSKA-në, por mund të rrëshkasë në vendin e fundit duke mbetur edhe jashtë Europa League nëse humbet me ekipin rus në Philips Stadion.

Atletico e Madridit dhe Benfica janë dy skuadrat që kualifikohen në Grup C, respektivisht në kuotën e 10 pikëve, pasi Los Colchoneros mposhtën 2-0 në Vicente Calderon Galatasarayn, falë një dygolëshi të Griezman, ndërsa skuadra portugeze barazoi 2-2 në fushën e Astanës. Përplasja direkte Gallatasaray – Astana do të vendosë që cila nga këto dy skuadra do ta ta vijojë rrugëtimin në Europa League.

Një gol i Mario Mandzukic që në minutën e 18 i mjaftoi Juventusit për ta mposhtur për herë të dytë Manchester Cityn në fazën e grupeve. Gjithsesi Citizens e kishin krijuar distancën e nevojshme ndaj Borussias së M’Gladbahut, që mposhti 4-2 Sevillan për të mos e rrezikuar kualifikimin. Në ndeshjet e fundit Sevilla pretendon të mposhtë Juventusin dhe Manchester City të mos humbasë me Gladbahun për të siguruar vendin e tretë.