Çfarëdo vendimi lidhur me masat kundër Covid-19 do të kumtohet nga Ministria e Shëndetësisë

E publikuar: 30/06/2020 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi.

MSH ka njoftuar se, çfarëdo vendimi lidhur me këto masa, do të kumtohet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Lusim publikun e gjerë që ta ketë në konsideratë këtë dhe informacionet t’i marr nga burimi zyrtar”, thuhet në njoftim.