Çfarë të pini pas stërvitjes: Rrepani i kuq zvogëlon inflamacionin dhe shëron muskujt!

E publikuar: 26/10/2018 06:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse jeni duke kërkuar pije pas stërvitjeve, mendoni për rrepanin.

Ky “superushqim” u ndihmon muskujve që të këndellen pas stërvitjeve intensive, gjë që kanë treguar edhe shkencëtarët e Universitetit në Northumbri.

Ata kanë studiuar 30 meshkuj të moshës midis 18 dhe 28 vjeç, të cilët kanë stërvitur së paku dy herë në javë, transmeton Telegrafi.

Meshkujt e përmendur më sipër kanë pasur për detyrë që të bëjnë 100 ushtrime intensive pliometrike, dhe pastaj edhe në tri ditë të ardhshme janë ndarë në tri grupe nga të cilat grupi i parë ka pirë 250 ml lëng rrepani të kuq, i dyti 125 ml të të njëjtit lëng, ndërkaq grupi i tretë ka marrë placebo me përbërje të njëjtë kalorie dhe makronutritive.

Dr. Tom Clifford, i cili ka udhëhequr studimin, ka konstatuar që te personat të cilët tri ditë kanë pirë dozë të madhe lëng rrepani muskujt shumë më shpejt janë këndellur, se sa te pjesëmarrësit e tjerë të hulumtimit.

Gjithashtu, te ata është vërejtur ulje të inflamacionit të muskujve, që do të thotë se rrepani do të mund të jetë i dobishëm për ata të cilët bëjnë pauza të vogla midis dy stërvitjeve. /Telegrafi/