Çfarë të bëni që buzëkuqi të mos lërë gjurmë

E publikuar: 11/05/2018 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse është shumë i efektshëm, shumica e vajzave shmangin, sepse i nevrikos që e shohin në çdo gjë që prekin, transmeton Telegrafi.

Është e vërtetë që lë gjurmë në dhëmbë dhe gotë, mund edhe të njollosë edhe gardërobën tuaj apo dikë që i jeni afruar, ndërkaq kur putheni duhet të jeni të kujdesshme, sepse do të lyeni edhe veten edhe të tjerët.

Mirëpo, ekziston mënyra e thjeshtë që gjitha këto t’i shmangni.

Sapo të vini buzëkuqin, sipër buzëve vëreni një shtresë të hollë fasolete të letrës, pastaj qitni pluhur pudre.

Lini një minutë të qëndrojë, pastaj hiqni lehtë fasoletën.

Buzëkuqi do të jetë i “çimentuar”, nuk do të krijojë njolla dhe do të bëhet i bukur dhe i dukshëm.