Çfarë problemesh shëndetësore fshihen pas tharjes së gojës

E publikuar: 18/01/2017 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vuani nga tharja e gojës? Së pari, sigurohuni që jeni duke pirë mjaftueshëm ujë, pasi goja e thatë është një simptomë e zakonshme e dehidrimit.

Veç kësaj fjetja me gojën hapur për shkak të problemeve të aparatit respirator mund të jetë shkaktar i një goje të thatë. Kondicioneri është gjithashtu një pajisje që than lagështirën e gojës, duke ju lënë një ndjesi aspak të këndshme përgjatë gjithë ezofagut.
Ka edhe qindra barna që mund të thajnë gojën tuaj, këtu përmendim ilaçet kundër depresionit, qetësuesit, medikamentet e diabetit etj.
Nëse kjo gjendje është e vazhdueshme, mund të jetë shenjë e sindromit Sjogren (një sëmundje autoimune që sulmon gjëndrat lagështi-prodhuese në trup), sheqerit të lartë në gjak, apo diabetit. Më rrallë, goja e thatë mund të sinjalizojë dëme nervore në kokë ose qafë.Pavarësisht nga shkaku, goja e thatë në fund mund të shkaktojë plagë, infeksione fungale në gojë, sëmundje të mishrave të dhëmbëve, ose prishjen e dhëmbëve.