Çfarë preferojnë yjet?

E publikuar: 15/04/2016 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pa telefonat celularë më nuk mund të imagjinohet jeta, por duket se edhe lodrat e seksit po bëhen pajisje gjithnjë e më të popullarizuara, çka e konfirmojnë edhe aktoret e famshme si Eva Longoria dhe Halle Berry.

Analistët e shitjeve të këtyre pajisjeve, besojnë se pikërisht gatishmëria e damave të famshme siç është Eva dhe Halle, për të zbuluar detaje nga dhoma e tyre e gjumit, ka kontribuar në rritjen e shitjes së tyre, shkruan “Daily Mail”.

“E tëra ka filluar me serinë ‘Sex and the City’ e cila ka qenë jashtëzakonisht çliruese për femrat, posaçërisht pasi Charlotte kir blerë vibratorin-lepur në dyqanin e famshëm ‘Pleasure Chest’ në Nju Jork. Përnjëherë femrat e thjeshta më nuk kanë pasur frikë që të flasin për jetën e tyre seksuale dhe për përdorimin e lodrave të seksit”, ka sqaruar Neil Slateford, njëri nga themeluesit e dyqanit të parë për lodrat e seksit në Britani.

Pranimi i yjeve si Eva Longoriae, Halle Berry, Gwyneth Paltrow dhe Tery Hatcher, të cilat kanë konfirmuar se përdorin lodra të seksit, gjithashtu kanë trimëruar femrat.

E pyetur se cila është pozita e saj e preferuar në seks, aktorja Gwyneth Paltrow ishte përgjigjur: “Më pëlqen kur jam poshtë dhe kur përdori ndihmës seksual”. Eva Longoria kishte zbuluar se disa nga përjetimet më të mira në seks, i ka arritur me vibratorë.

“Kam dy vibratorë dhe një lepur. Jap vibratorë si dhuratë sa herë që mundem. Kjo është dhurata më e mirë që mund të japësh, pra orgazmën”, kishte deklaruar Eva.

Kolegia e saj Teri Hatcher, ka deklaruar se nuk e di pse duhet një mashkull, nëse ke lodra fenomenale në vend të tyre. Halle ishte kapur në vepër duke blerë në seks-shopin “Pleasure Chest” një masazher intim.

“Duhet ta pranoni trupin tuaj dhe feminitetin tuaj. Vetëkënaqësia është si të shkosh në palestër”, kishte theksuar Halle.