Çfarë po i krijonte siklet Ivica Daçiqit? (Foto)

E publikuar: 25/03/2015 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizita në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqit, dukej hapur që i krijonte siklet.

 

Gjatë gjithë kohës ai ndjehej i shtrënguar dhe mbante dorën mbi këmishën dhe kravatën e tij, duke e liruar atë.

I shtrënguar siç shihet nga fotoja është ndjerë edhe derisa zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, iu kishte drejtuar me një fjalë rasti dhe ngritje dollie në drekën e përbashkët.

Jo rehat dhe i shtrënguar ndjehej edhe gjatë qëndrimit në sallën e takimit ministror, duke e dëgjuar fjalimin e Thaçit.

E, një sjellje të njëjtë, siç shihet kishte edhe gjatë fotografimit të përbashkët të ministrave. /Telegrafi/