Çfarë po flet Haradinaj, të gjithë po e shikojnë përveç Thaçit

E publikuar: 29/04/2019 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas mbylljes së samitit të Berlinit dhe para darkës, nikoqirët dhe mysafirët janë parë të relakusuar.

Liderët e Ballkanit Perëndimor shihen në shoqërinë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emannuel Macron duke konsumuar verë.

Tërë vëmendjen në një moment shihet ta ketë marrë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili po u tregonte diçka bashkëbiseduesve.

Tema duhet të ketë qenë interesante pasi të gjithë po dëgjonin me vëmendje, përfshirë presidentin serb Aleksandar Vuçiq. I vetmi që mendonte ndryshe ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë rast, ai duket të kishte mendjen diku tjetër.

Dy përfaqësuesit e Kosovës në këtë samit Thaçi e Haradinaj para nisjes së samitit kanë shprehur qëndrime të kundërta. I pari mendon për korrigjim kufiri derisa i dyti kundërshton idenë e tillë.