Çfarë oferte i bëri Veseli Haradinajt (Video)

E publikuar: 30/05/2017 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përgjigjja e parë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj për partneritet me PDK-në ishte jo.

Ajo ndryshoi brenda katër orëve bisedë intenzive mes dy subjekteve. Haradinaj në Rubikon të KTV-së tregoi detajisht se si dhe kur u arrit marrëveshja.

Ai bëri të ditur se nuk i është kërkuar që të ndryshojë qëndrim në asnjë prej temave në të cilat Haradinaj kundërshtonte, gjë që sipas tij, sjelli në një listë të përbashkët.

“Qëndrimet e mija 10 vjeçare nuk i kam ndryshuar, në asnjë temë, as për demarkacionit, komunat serbe dhe bindjet e mija qeverisëse”, ka thënë ai.

“Shteti është keq. Shiqoni, udhëheqja dhe qeverisja e deritashme e ka sjell në këtë gjendje”, ka thënë Haradinaj i pyetur nëse kapja vjen nga partnerët e tij të sotëm, PDK.