Çfarë nuk bën kurrë të zieni në tigan hekuri

E publikuar: 19/09/2017 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tigani nga hekuri i shkrirë është element i domosdoshëm i çdo kuzhine, mirëpo rrallë herë ndonjë amvisë e di se çfarë ushqimi assesi nuk bën të gatuhet në të.

Nëse edhe ju shpesh gatuani ushqim në tigan të këtillë, gjëja e parë që duhet ta dini është që pra se çfarëdo qoftë të filloni të gatuani në të, është e nevojshme që ta lyeni mirë me vaj.

Pos kësaj, tigani i këtillë kurrë nuk lihet që të thahet në ajër, por duhet ta lini në pllakë shporeti apo në furrë, në temperaturë të ulët.

Por edhe një gjë duhet ta dini patjetër lidhur me këtë tigan – në të nuk bënë të zieni lëngun nga domatja apo çfarëdo ushqimi tjetër shumë të thartë, transmeton Telegrafi.

Thartira reagon në kontakt me metalin dhe mund të ndodhë që të shkaktojë që pjesë hekuri të rrjedhin në ushqimin tuaj.

Rreziku shëndetësor ekziston, mirëpo është minimal, ndërkaq problem më të madh paraqet ajo që vazhdimisht do të keni ushqim me shije metali.

Në rast që ju duhet patjetër të gatuani domate apo ndonjë artikull të ngjashëm të thartë në këtë tigan, kini parasysh që nuk bën ta lini gjatë të vlojë – më shumë se gjysmë ore është e tepërt. /Telegrafi/