Çfarë muaji të mjaltit! Afërdita Dreshaj tregon çdo detaj me bashkëshortin e saj

E publikuar: 02/07/2018 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në dasmën madhështore ishin të pranishëm shumë miq dhe familjarë të çiftit. Por e bukura vjen pas dasmës.

Afërdita është surprizuar nga bashkëshorti i saj duke u nisur menjëherë për muajin e mjaltit në një destinacion surprizë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare nëpërmjet postimeve në “Instastory”.

Çifti është nisur drejt ishujve Karaibe, më konkretisht në Saint Lucia për të kaluar muajin e tij të mjaltit.
Ata ndodhen në resortin luksoz Jade Mountain, i cili rrethohet nga një pamje mbresëlënëse.

Ndërkohë bashkëshorti i Afërditës na tregoi se është shumë detajist pasi çdo gjë është shumë e menduar. Që nga krevati i zbukuruar me petalet, dhe deri tek dedikimet personale.