Çfarë mendoi Eli Fara kur pa për herë të parë Aurela Gaçen duke bërë pompa ne skenë?

E publikuar: 07/04/2019 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy këngëtaret Eli Fara dhe Aurela Gaçe kanë një miqësi speciale me njëra-tjetrën prej më shumë se 25 vitesh. Konsiderohen absolutisht më të mirat në muzikë, secila në zhanrin e saj, vokal dhe performancë, por a ka menduar ndonjëherë Eli Fara ta sfidojë Aurela Gaçen?

“Nuk na ka shkuar nëpër mend ta sfidojmë njëra tjetrën. Ne kemi një kimi, një energji pozitive që lidhet me mentalitetin që ne kemi, për mënyrën sesi jemi rritur dhe formuar” pohoi Eli në “E Diell”.

“Aurela është unike, është njish, i do njerëzit, shpërdan energji kudo si në skenë dhe në jetën e përditshme”- tregoi këngëtarja.

Mirëpo çfarë mendoi Eli Fara kur pa për herë të parë mikeshën e saj të ngushtë duke bërë pompa në skenë?

“Ua sa i shkon, sa bukur duket! Bravo i qoftë” – u përgjigj ajo.

Miqësia e Eli Farës dhe Aurela Gaçes konsiderohet në showbizin shqiptar si një nga rastet e rralla ku artistet e vërteta dinë të jena dhe mikesha shumë të mira.

/Top Channel/