Çfarë ka ndodhur me miqësinë e Dua Lipës dhe Era Istrefit?

E publikuar: 08/01/2017 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Era Istrefi është një nga këngëtaret shqiptare më të njohura, e cila po e zhvillon karrierën e saj edhe ndërkombëtarisht.

Por përpara se të ishte e famshme ajo ka qenë një vajzë shumë stil, gjithnjë e prirur drejt muzikës dhe këtë gjë e ka pasqyruar edhe në fotot e saj të para në Instagram (kur nuk ishte ende e famshme).

Fotot e saj duket se e kanë tërhequr vëmendjen e një tjetër artisteje me famë botërore, e cila u ka dhënë “like” të gjitha fotove të Erës kur ajo ishte ende e panjohur. Ajo është këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, e cila me sa duket ka njohje të hershme me këngëtaren e hitit “Bon Bon”. Blitz.al ka vënë re që në fotot e para të Erës në Instagram, një nga fanset e saj ka qenë Dua Lipa duke i pëlqyer thuajse të gjitha fotot e para të këngëtares. Ndërsa në postimet e fundit të Erës (ku ajo është edhe më e famshme), nuk shohim asnjë pëlqim nga Dua Lipa.Nuk e dimë nëse kjo e fundit është bërë xheloze për famën e Erës, e cila për hir të së vërtetës ka dyfishin e ndjekësve të Dua-s në Instagram…

Ose Dua, duke lëvizur nga një shtet në tjetrin, nuk ka më kohë të shohë Instagram-in dhe t’i pëlqejë fotografitë e miqve të saj./Blitz/