Çfarë ka folur Rama me Vuçiq-in për Interkoneksionin? (VIDEO)

E publikuar: 28/10/2016 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çështje që ka mbetur pezull mes Kosovës dhe Shqipërisë është autostrada energjetike.

Derisa në Kosovë thonë se janë vetëm duke pritur Shqipërinë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se kjo çështje lidhet edhe me dialogun Kosovë-Serbi.

Madje, ai në Zona e Debatit në Klan Kosova ka treguar edhe bisedën e tij me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq për këtë çështje.

“I kam bërë pyetjet se; Kur kjo çështje mund të zgjidhet?”, ka treguar Rama copëza të bisedës së tij me Vuçiq, njofton Klan Kosova.

“Dhe ia kam dhënë të gjitha arsyet se përse kjo çështje duhet të zgjidhet”.