Çfarë ju thotë kolegeve me këtë mesazh Enca

E publikuar: 13/10/2018 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enca tregon se çka e dallon atë nga artistët e tjerë Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia dje publikoi këngën më të re, të titulluar “Kujt po i han”.

Kënga është në bashkëpunim me rep artistin e njohur Don Phenom, e cila është publikuar edhe me videoklip.

Enca sot ka reaguar me një postim të bërë në rrjetin social Instagram, duke shpërndarë një pjesë të këngës “ Ca i mesoj une fansave te mi : Never give up, puno gjithmone,stand up for yourself & be positive. Ca i msoni ju: dhune, ofendime & how to be a negative bitch online

Kjo eshte DiferENCA ”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos. Kështu, duke lënë të nënkuptohet që këto fjalë ia ka drejtuar Noizyt që dikur këndonin së bashku. Kënga deri më tani ka marrë mbi 500 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media