Çfarë i tha Princi Harry pak para betimit Meghan Markle?

E publikuar: 20/05/2018 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi Meghan bëri hyrjen klasike drejt altarit për ta takuar, një nga gjërat e para që Princi i tha ishte: “Je gati?! – “Dukesh e mrekullueshme” dhe u pasua me një buzëqeshje të adhurueshme dhe një pickim të lehtë buze.

Natyrisht, kishte të drejtë apo jo? Megan dukej thjesht mahnitëse me fustanin e saj të bardhë, të thjeshtë, por shumë elegant, shoqëruar me një vello të mrekullueshme.

Për këtë komunikim të parë, ka pasur dje dhe sot diskutime edhe në rrjet: çfarë ka thënë Princi? Një pjesë e fansave që e kanë ndjekur live ceremoninë, kanë hedhur disa hipoteza duke u nisur edhe nga lëvizja e buzëve të Princit.

Komunikimi i ëmbël që ata ndanë vetëm pak momente para se të bënin betimin i ka bërë njerëzit të shpërthejnë nga komentet në rrjetet sociale.