Çfarë i ndodh trupit të femrës 2 javë para ciklit, ja simptomat negative pre menstruale

E publikuar: 18/02/2018 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fluksi i tyre gjithashtu ndryshon në varësi të individit. I lehtë, i rëndë, i gjatë, tre ose tetë ditë. Dhimbja është e zakonshme, por një dhimbje ekstreme mund të mos jetë dhe aq.  Simptomat pre-mestruale ndodhin dy javë para menstruacioneve dhe kanë të bëjnë më ndryshimet fizike dhe emocionale që mund të ndjesh.

Simptomat përfshijnë:

• Akne

• Fryrje barku

• Dhimbje dhe fryrje gjoksi

• Të qara

• Depresion

• Lodhje

• Dhimbje koke

• Oreks

• Dhimbje muskujsh

• Ndryshim humori

• Probleme gjatë gjumit

• Problem me stomakun

Menstruacionet e dhimbshme quhen ndryshe dhe dysmenorrhea. 

Ato karakterizohen nga dhimbje në zonën pelvike apo në pjesën e poshtme të barkur, të shoqëruara me dhimbje në pjesën e mbrapme, diarre apo nauzea.  Ndërkohë që nëse përjeton dhimbje konsistente gjatë menstuacioneve atëherë ka mundësi të vuash nga endometrioza.

Endometrioza 

Është një sëmundje kronike që prek një numër shumë të madh grash. Endometrioza ndodh kur indet që normalisht ndodhen brënda mitrës, rriten jashtë saj. Ato rriten dhe më pas copëtohen dhe fluksojnë gjatë çdo cikli menstrual. Nëse ke shënja që vuan nga endometrioza kontrollohu të një doktor, te mjeku i familjes, apo te njw gjinekolog

.Simptomat mund të përfshijnë:

• Humbje gjaku gjatë dhe midis ciklit• Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale

• Shterpësi

•Dhimbje gjatë urinimit dhe menstruacioneve

Dhimbjet gjatë menstruacioneve mund të paralelizohen dhe me problematika, sëmundje apo çrregullime të tjera .

Këto që përmendëm janë disa prej tyre, kështu që nëse sheh që menstruacionet po ndërhyjnë në cilësinë e jetës tënde, atëherë bëhu avokat i vetes. Vizitohu, kontrollohu dhe këshillohu me mjekun tënd, nuk është kurrë turp. Nga Zhaklin Lekatari/ Tabu Blog