Çfarë i bën bashkë një miss dhe një boksier?

E publikuar: 07/04/2015 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është një ndër femrat më të bukura të skenës shqiptare. Morena Taraku përveçse një miss po bëhet edhe një këngëtare e njohur. Është zgjedhur “Miss Kosova 2010”, “Miss Liberty of the World 2012″, mori pjesë në “Miss Earth 2010”, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2012”; shijoi aventurën e saj në “VIP Shpija 3”; provoi veten si prezantuese e “Video Festit Muzikor”.

Që prej 2014 ajo po provon edhe eksperiencën si këngëtare ku ka lancuar edhe disa projekte. Morena ka forma të përkryera fizike dhe kjo e bën atë të bjerë në sy kudo ku shkon.

Para dy ditësh ajo është parë në një prej bareve të Kosovës nën shoqërinë e boksierit Haxhi (Robin) Krasniqi. Miqësia e tyre ka vazhduar edhe në rrjetin social “Instagram” ku Morena i ka bërë “Following” boksierit. Çfarë i bën bashkë një miss, këngëtare dhe një boksier? Ende nuk dihet.