Çfarë goli nga Enis Bardhi, ylli shqiptar shënon përsëri nga gjuajtja e lirë (Video)

E publikuar: 22/09/2017 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enis Bardhi ka vazhduar me shkëlqimin e tij në kampionatin spanjoll La Liga.

Talenti i jashtëzakonshëm shqiptar ka shënuar edhe golin e tretë në kampionatin spanjoll.

Në ndeshjen mes Levantes dhe Real Sociedad, Bardhi ka shënuar golin e tretë në këtë ndeshje.

Ishte duke u zhvilluar minuta e 89, kur Bardhi realizoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë për rezultatin përfundimtar.

Ky ishte goli i tretë në La Liga për Bardhin që pas transferimit në Levante nga Ujpest.

Pas kësaj fitore, Levante është ngjitur në pozitën e pestë në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara. /Telegrafi/