Çfarë fatlumi: Kremton ditëlindjen me 750 mijë dollarët të fituara në lotari

E publikuar: 10/11/2017 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qytetar në Kaliforni festoi ditëlindjen e 35-të, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Heston Hjuz nga Los Anxhelos kishte blerë një tiketë të lotarisë prej dhjetë dollarësh.

Më vonë doli se kishte fituar 750 mijë dollarë. I pyetur se çfarë do të bën me paratë, ai tha se nuk ka planifikuar asgjë të madhe.

“Ndoshta do të investoj në bitcoin, por unë jam i sigurt se do të ha sushi, pasi e pëlqej”, tha fituesi me fat.