Çfarë është në të vërtetë objekti i ri i zbuluar rreth Diellit?

E publikuar: 24/09/2020 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët për herë të parë e vëzhguan objektin SO 2020 më 19 gusht duke përdorur sistemin Pan-yjet në Havaje.

Pan-yjet specializohen në zbulimin e fenomeneve të shkurtra dhe objekteve që lëvizin shpejt, duke e bërë atë një nga mjetet vitale për shkencëtarët që kërkojnë të identifikojnë asteroidet e ri.

Por studiuesit që kanë vëzhguar objektin, mendojnë se ekziston një tjetër tipar i veçantë i kësaj hëne të vogël: Mund të mos jetë një shkëmb hapësinor, por një raketë e lansuar në vitet ‘60.

Paul Chodas, kreu i Qendrës së NASA-s për studime të objekteve afër Tokës në Kalifornia, tha për CNN se objekti i sapo zbuluar mund të jetë një pjesë e një rakete të vjetër, pasi ndjek një orbitë rreth Diellit që është jashtëzakonisht e ngjashme me Tokën.

Ndërsa shkencëtarët po vazhdojnë ta studiojnë objektin, ata filluan të dyshojnë se SO 2020 mund të mos jetë një asteroid i ri, falë orbitës së çuditshme që përshkroi Chodas. Në veçanti, objekti po lëviz shumë më ngadalë se një asteroid i zakonshëm.

“Nëse me të vërtetë është një trup rakete, do të jetë shumë më pak i dendur sesa asteroidet dhe presioni i butë për shkak të rrezeve të Diellit do të prodhojnë mjaft ndryshime në lëvizjen e tyre”, u shpreh Chodas.

Teknikisht, duke konfirmuar që objekti është një pjesë e raketës do ta eliminonte mundësinë e ekzistimit të një hëne të vogël, të krijuar nga mbeturinat hapësinore që notojnë pranë Tokës.

Astronomët raportuan për herë të fundit një hënë të vogël në shkurt, kur identifikuan asteroidin 2020 CD3 dhe përcaktuan se ai kishte qenë rreth orbitës së Tokës për rreth tri vjet.

Identiteti i SO 2020 do të bëhet më i qartë me më shumë vëzhgime muajin e ardhshëm.