Çfarë është e rëndësishme të dini rreth aborteve!

E publikuar: 15/05/2018 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkaktarët e abortit janë të shumtë, duke filluar nga anomalitë kromozomale, problematikat që mund të shfaqen në gravitetin e mitrës, problemet me qarkullimin e gjakut të gruas, këto janë vetëm disa nga shkaqet e aborteve spontane”, shtoj gjinekologia, Dr. Edibe Hoda – Borovci nga Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”

Simptomat mund të jenë nga dhimbja e barkut, apo gjakderdhje, apo nëse thuhet se nuk ka shenja të shtatzënisë si e vjella apo nausea e mëngjesit, menjëhër krijohet dyshimi te doktori, duke rekomanduar kontrollën rreth gjendjes së frytit.

Gjithashtu, sipas dr. Hoda-Borovci në emisionin Ninullë ka shtuar se, nëse një grua në fillimin e shtatzënisë vëren rrjedhje vaginale (gjakderdhje të freskët apo ngjyrë kafe), menjëher duhet të lajmërohet te gjinekologu-obsteter, me qëllim të verifikohet nëse kemi të bëjmë me abort apo rrezik për abort, duke marrë masa të duhura varësisht nga gjendja e frytit, për ta shpetuar atë nga aborti. Kjo bëhet duke u kujdesuar që të verifikojmë se, në rast se kemi frytin e shëndetshëm, rrahjet e zemrës janë, edhe pse ndonjëher ka matoma apo gjakderdhje jashte qesës gestative, atëherë bëhet tentimi që të parandalohet aborti duke kërkuar nga gruaja regjim shtrati, ndalimin e punëve fizike, marrjes së terapisë me rregull, të cilat mundësojnë tejkalimin e rrezikshmërisë së abortit në shumicën e rasteve.

Një tjetër sygjerim nga doktoresha ka të bëj me rastet kur gruaja nganjëher ka dhimbje apo gjakderdhje gjatë natës dhe për shkak të pamundësisë apo distancës me qendrat spitalore, e pret mëngjesin për vizitë, në këtë rast sygjerohet që të pijë sa më shumë ujë, sa më shumë langje, ta ruaj qrtësinë dhe në momentin e parë që mundet të vizitoj gjinekologun.

Gruaja që përjeton abortin spontan, do të përjetoj një gjendje jo stabile, si nga ana psiqike ashtu edhe fizike, së paku në javët e para të abortit. Për këtë arsye, rekomandohet që 3-6 muaj të jetë pauza e tentimit për shtatzëni dhe ndërkohë gjatë kësaj periudhe rekomandohet që të bëhen vizitat paraprake, hulumtimi pse ka ardhë deri te aborti, si dhe nëse ndodh vetëm një abort atëherë nuk duhet marrë shumë tragjike, pasi që thuhet se çdo e 5 femër përjeton një abort spontan, kurse në rastet kur ndodh më shumë se 2 herë, atëhër kalon në abort habitual dhe duhet të trajtohet gruaja detalisht me analiza apo ndonjëher edhe me ndonjë intervenim gjinekologjik apo identifikimi I situatës nga vjen aborti.

Është shumë e rëndësishme, që qiftet të këshillohen para, gjatë dhe pas shtatzënisë me gjinekologun, me qëllim që të informohen për të gjithë procesin e shtatzënisë, duke marrë informacionet adekuate për një shtatzëni të suksesshme, shtoj dr. Hoda – Borovci, Gjinekolog-Obsteter në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”.

Artikull i sponsorizuar