Çfarë është, cilat janë çrregullimet dhe si trajtohet depresioni postnatal

E publikuar: 22/01/2016 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ardhja e një foshnje në jetë është zakonisht një ngjarje e lumtur, por gjithashtu mund të jetë një periudhë e vështirë gjatë së cilës duhen bërë shumë rregullime. Shumë gra nuk janë të vetëdijshme se ndryshimet e humorit janë të zakonshme pas lindjes së fëmijës. Në fakt, në vitin e parë pas lindjes një grua ka më shumë të ngjarë të ketë nevojë për ndihmë psikiatrike, sesa në çdo kohë tjetër të jetës së saj.

Ekzistojnë tri çrregullime të njohura të humorit në periudhën pas lindjes.

Në fund të spektrit është “Baby Blues”, që ndikon tek rreth 80% e nënave të reja, dhe që pritet që të ndodhë në pothuajse të gjitha nënat. Kjo zakonisht ndodh në mes të ditës së tretë dhe të dhjetë pas lindjes. Simptomat përfshijnë: të lotuarit, ankthin, luhatjen e humorit dhe acarimin. “Blues” janë të përkohshëm dhe kalojnë me mirëkuptim dhe mbështetje.

Në anën tjetër të spektrit është psikoza pas lindjes apo lehonisë. Kjo prek një në 500 nëna, zakonisht në 3 deri në 4 javët e para pas lindjes. Psikoza post-natale është një gjendje e rëndë. Nëna mund të mos jetë në dijeni se ajo është e sëmurë, por në realitet ajo është e prekur. Simptomat përfshijnë çrregullime të rënda të humorit (ngazëllim ose depresion apo luhatje nga njëra tek tjetra), ngecje në proceset e të menduarit, mendime të çuditshme, pagjumësi dhe përgjigje të papërshtatshme ndaj fëmijës. Ekziston rreziku për jetën e nënës dhe foshnjës nëse problemi nuk njihet dhe trajtohet. Psikoza e lehonisë kërkon një qëndrim në spital. Me trajtimin e duhur, gratë që vuajnë nga psikoza e paslindjes shërohen plotësisht.

Ndërmjet psikozë-s dhe “blues” shtrihet depresioni postnatal (PND). Më shumë se 15% e grave zhvillojnë depresion postnatal. Shumica e grave nuk e dinë që depresioni postnatal mund të ndodhë papritur pas lindjes dhe zakonisht ato i vënë fajin vetes, partnerëve të tyre ose fëmijëve për mënyrën sesi ndihen. Disa përpiqen shumë “që ta kalojnë këtë gjendje” pa kuptuar se gratë me PND kanë shumë pak kontroll ndaj mënyrës sesi ndihen. Është shumë e rëndësishme për gratë dhe partnerët e tyre që të mësojnë që të njohin shenjat dhe simptomat e depresionit postnatal në mënyrë që të kërkojnë ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Depresioni postnatal

-Depresioni postnatal ndodh në të gjitha kulturat, në të gjitha klasat social–ekonomike dhe në gratë e të gjitha moshave që lindin;

-Depresioni postnatal nuk është një gjendje moderne. Çdo brez e identifikon atë në mënyra të ndryshme. Ajo që ne e quajmë PND sot mund të ketë qenë quajtur 50 vjet më parë një “avari nervore”;

-Simptomat e buta, të moderuara ose të rënda mund të fillojnë gjatë shtatzënisë (depresioni ante-natal), menjëherë pas lindjes, ose gradualisht në javët ose muajt në vijim. Simptomat mund të shfaqen në çdo kohë gjatë vitit të parë pas lindjes, por shumica e rasteve e kanë fillimin e tyre brenda 4 muajve të parë;

-Depresioni postnatal mund të ndodhë pas abort-it, gjatë lindjes normale apo cezariane (cezariane prerja). Shtatzënia është faktori i përbashkët;

-Depresioni postnatal ndodh kryesisht pas lindjes së foshnjës së parë, por mund të ndodhë edhe pas çdo shtatzënie tjetër;

-Depresioni postnatal ka një shans prej 50% përsëritjeje në një shtatzëni të mëvonshme. Në qoftë se një grua mbetet shtatzënë përsëri para se të shërohet nga depresioni postnatal, gjendja do të vazhdojë me shtatzëninë dhe madje mund edhe të përkeqësohet. Është diçka e mençur që të prisni për të paktën një vit pas ndërprerjes së ilaçeve para se të mbeteni përsëri shtatzënë.

Depresioni postnatal bio-psiko-social dhe shërimi

Depresioni postnatal duhet parë nën këndvështrimin e gjendjes bio–psiko–sociale dhe ka një impakt ndaj mirëqenies biologjike, psikologjike (shpirtërore) dhe sociale (kulturore). Faktorët që ndikojnë në depresionin postnatal vijnë nga të gjitha fushat dhe rezultojnë në një shumëllojshmëri simptomash. Një kombinim i ndryshëm faktorësh është përgjegjës për përvojën unike të çdo gruaje me depresionin postnatal. Strategjitë për menaxhimin e depresionit postnatal drejt shërimit duhet të adresojnë të gjitha aspektet bio-psiko-sociale të jetës së gruas.

Depresioni postnatal ekziston brenda familjeve dhe komunitetit, jo vetëm brenda grave. Vlerësimi dhe ndërhyrja duhet të merren në konsideratë nga njerëzit e tjerë të rëndësishëm të familjes së gruas.

Faktorët që kontribuojnë për depresionin postnatal

Biologjik

-Predispozita gjenetike për depresion;

-Ndryshimet e papritura hormonale;

-Mangësia ushqyese dhe privimi nga të ngrënit;

-Vështirësitë apo komplikimet e shtatzënisë ose përvojës së lindjes;

-Një histori tensioni para-menstrual;

-Eksperienca të mëparshme të depresionit postnatal, ose një histori personale/familjare e kushteve të tjera të shëndetit mendor.

Psikologjik

-Sterilitet-i dhe përdorimi i in-vitro fertilizimi-t (IVF) për konceptim;

-Një lindje e vështirë apo traumatik-e (duke përfshirë edhe ndërhyrjet e papritura, si p.sh. seksionin e emergjencës cezariane);

Një fëmijëri traumatike ose abuzive (sidomos abuzimi seksual);

-Ekzistenca e disa lloj personalitetesh (perfeksionist ose kontrollues);

-Aftësi të kufizuara sociale dhe emocionale (vështirësi në komunikim në mënyrë efektive);

-Çështje problematike apo të pazgjidhura të marrëdhënies me mamanë;

-Çështje të pazgjidhura të së kaluarës, pikëllim dhe humbje të tilla si aborti.

 

Social

-Mungesa e mbështetjes familjare dhe e komunitetit;

-Marrëdhënia e vështirë me partnetin – largim emocional, puna me orë të zgjatura ose udhëtimet;

-Marrëdhënia familjare e bezdisshme ose e vështirë;

-Izolimi social dhe mungesa e transportit;

-Vështirësia financiare;

-Mungesa e miqve të ngushtë, veçanërisht e familjeve me fëmijë;

-Të qenit në një moshë të re apo të shtyrë;

-Ngjarje stresuese jetësore të tilla si vdekja në familje ose humbja e punës.

Gratë që përjetojnë këto gjëra duhet të kurajohen që të flasin me doktorin dhe familjen e tyre. Është e rëndësishme kuptimi individual ndaj kësaj gjendjeje dhe diskutimi dhe vlerësimi i reagim-it ndaj këtyre faktorëve.

Simptomat

Simptomat mund të fillojnë diku nga 24 orë deri në disa muaj pas lindjes. Gjatë fillimit të menjëhershëm të simptomave të rënda, gratë kanë më shumë gjasa për të kërkuar ndihmë më herët. Kur simptomat janë të vështira për t’u ndarë nga ndryshimet normale që lindin nga të paturit e një fëmije, trajtimi mund të vonohet, dhe depresioni postnatal mund të zgjatet deri në vitin e dytë.

Përshkrimet e mëposhtme të simptomave të depresionit postnatal vijnë nga gratë që kanë marrë pjesë në grupe të depresionit postnatal.

Shqetësimet e të fjeturit

Shumica e grave me fëmijë të vegjël bien në gjumë sa më shpejt që të jetë e mundur. Femrat me depresion postnatal mund të qëndrojnë zgjuar me orë të tëra duke u ndjerë në ankth, ndërkohë që fëmija fle. Disa kanë probleme për të rënë për të fjetur ose për t’u zgjuar herët në mëngjes. Të tjerat duan të flenë gjatë gjithë kohës dhe kanë probleme të të ngriturit në mëngjes.

 

Shqetësimet e të ngrënit

Gratë mund të ndihen komplet jo të interesuara ndaj ushqimit dhe thonë: “Unë e forcoj veten për të ngrënë pasi unë jam duke ushqyer fëmijën me gji, por mua nuk më shijon asgjë”. Disa hanë shumë në mënyrë që të kontrollojnë ankthin e tyre. Disa sëmuren vetëm nga të menduarit e ushqimit.

Të qarat

Një grua mund të ndihet e mërzitur dhe të fillojë të qajë pa asnjë arsye. Të qarat vijnë natyrshëm gjatë ditës e natës. Disa thonë: “unë dua të qaj por nuk mundem. Unë jam dukë qarë përbrenda”.

Pamundësia për të përballuar

Punët e përditshme, kujdesja për fëmijën dhe veten mund të duken të pakapërcyeshme për gratë me depresionin postnatal. Kërkesat e vogla me të cilat ajo është përballuar mund ta zhysin atë plotësisht. Ajo mund të flasë rreth ndjenjave të tilla si vrapi, dëshirës për të shkuar sa më larg, të ndjerit plotësisht të dërrmuara ose të rraskapitura dhe shumë rëndë, fizikisht dhe emocionalisht.

Nervozizmi

Ajo mund të grindet me partnerin ose fëmijët pa asnjë arsye. Partnerët zakonisht thonë: “unë nuk mund të bëj asgjë siç duhet. Nëse unë heq pelenat ajo ankohet që unë e bëj në mënyrën e gabuar. Nëse unë nuk e ndihmoj, unë nuk jam mbështetës.”

Ankthi

Ajo mund të ndjejë “sikur ka një nyje në bark” në pjesën më të madhe të kohës dhe vë panik pa asnjë arsye. Disa përjetojnë palpitacionet e zemrës (shumë të rënda) saqë kanë frikën e të paturit të një ataku kardiak. Ato mund të ndihen në ankth rreth shëndetit të tyre ose të fëmijës edhe pasi sigurohen që nuk ekziston asgjë e gabuar. Shumë gra e përshkruajnë ankthin si simptoma e tyre më e dukshme dhe e refuzojnë termin depresion postnatal. Ato e mohojnë të qenit në depresion. Termi “ankthi postnatal” mundet që të përshkruajë më saktë mënyrën sesi disa gra ndihen.

Mendimet negative obsesive

Mund të ekzistojë pak “paqe” në procesin e të menduarit të grave me depresionin postnatal. Shqetësimet e vogla mund të bëhen procese të konsumimit të të menduarit që ndërhyjnë në aftësinë e saj për të dëgjuar, përqendruar apo për të mbajtur mend. Ajo mund të ketë frikë që të lërë partnerin e saj që të shkojë në punë pasi mund të bëjë një aksident me makinë ose mund të fiksohet që diçka e keqe do t’i ndodhë fëmijës së saj. Asnjë lloj shpërqendrimi nuk mund ta mbajë atë larg të menduarit.

Frika e të qenit vetëm

Shumë gra dalin shpesh ose kanë nevojë që partneri i tyre (ose dikush) të rrijë në shtëpi me to gjatë gjithë kohës pasi kanë frikë për të ndenjur vetëm në shtëpi. Frika se diçka do të shkojë keq me fëmijën ose duke qëndruar vetëm, percepton paaftësinë për t’u përballuar vetëm me fëmijën. Disa ndihen shumë vetëm dhe dalin, në mënyrë që të lidhen me njerëzit. Kjo merr një sasi të madhe përpjekjesh. Disa të tjerë ndjejnë se nuk mund të rrinë me njerëz të tjerë dhe shkëputen nga familja dhe miqtë, duke mos hapur derën ose përgjigjur në telefon.

Vështirësi kujtese dhe humbje përqendrimi

Një grua mund të harrojë se çfarë donte të thoshte në mes të fjalisë. Ajo nuk është në gjendje që të përqendrohet në detyra të thjeshta ose të marrë informacione të reja. Të organizuarit e vetes dhe familjes mund të bëhet shumë e vështirë. Ndonjëherë ajo s’di nga t’ja fillojë ose fillon çdo gjë përnjëherë nga e para.

Aftësia e saj për të menduar në mënyrë kreative për problemet e saj dhe për të gjetur zgjidhje fillojnë e zhduken, duke përfshirë këtu edhe të menduarit për t’u ndjerë më mirë dhe për të gjetur shërbime ndihmuese.

Të ndjerit fajtor dhe jo adekuat (i përshtatshëm)

Të ndjerit fajtor është një ndjenjë e zakonshme për të gjitha gratë por më shumë për gratë me depresionin postnatal. Mendimet dhe ndjenjat vazhdimisht përforcojnë në mendjen e saj se ajo është e papërshtatshme dhe një nënë e keqe. Ajo nuk do të jetë në gjendje që të kurajohet nga gjërat e mira që ajo ka bërë ose për t’u ndjerë e sigurt për marrëdhënien me fëmijën e saj. Bindja e dikujt nuk do të ndryshojë mendimet e saj dhe mund t’a dekurajojë atë ndaj të folurit.

Humbja e besimit dhe vetërespektit

Një gruaje që i ka pëlqyer puna e saj mund ta zërë paniku rreth mendimit të rikthimit, pasi nuk është më e sigurt nëse mund ta bëjë atë. Një gruaje që i ka pëlqyer familja dhe miqtë mund ta zërë paniku i ardhjes së miqve në shtëpi. Ajo mund të ndihet jo e aftë për të përgatitur ushqimin që ajo përgatiste përpara se fëmija të lindte. Shumica e grave me depresionin postnatal kanë një vetërespekt shumë të ulët rreth mënyrës sesi ato mund të duken. Ato e përshkruajnë eksperiencën e tyre si një mungesë ndjenjeje ndaj asaj që janë.

Depresioni postnatal është i vështirë për t’u përcaktuar

Shoqëria e bën të vështirë pranimin e një gruaje ndaj përjetimit të depresionit postnatal. Ajo është përballur vazhdimisht me mesazhe rreth gëzimit dhe haresë, por që rrallë përfshijnë sfidat që vijnë nga amësia. Mediat tentojnë të përforcojnë pritshmëritë joreale të amësisë, p.sh. promovimin e përsonave të famshëm të cilët ndihen jashtëzakonisht mirë pas lindjes.

Në shtesë ndaj kësaj është stigma e depresionit postnatal, shpesh duke u portretizuar negativisht dhe në mënyrë sensacionale. Gratë vendosin një fytyrë të guximshme dhe fshehin shumë mirë atë sesi ato ndihen në të vërtetë. Një grua që nuk e përballon dot, do të ndihet shumë vetëm dhe mund t’a gjejë shumë të vështirë të kuptuarit sesi ajo ndihet në të vërtetë.

Efektet e depresionit postnatal

Në qoftë se depresioni postnatal nuk është identifikuar ose nuk trajtohet ajo rëndon mbi gruan, foshnjën e saj, partnerin dhe familjen. Ajo zakonisht nuk mund të zgjidhë vetë shërimin e plotë pa trajtim, dhe gruaja mund të përjetojë episode në të ardhmen të depresionit dhe sëmundjeve mendore.

Shumë gra me depresionin postnatal janë shumë afër fëmijëve të tyre pavarësisht mënyrës sesi ato ndihen. Për të tjerat, nëse depresioni postnatal është duke u rritur ato mund të kenë probleme për të ndenjur me fëmijët e tyre. Kjo mund të ketë një ndikim në mirëqenien e fëmijës. Me identifikimin e hershëm dhe ndërhyrjen e duhur, shumica e grave shërohen plotësisht nga depresioni postnatal dhe nuk kanë efekte afatgjata.

Trajtimi

Të gjitha gratë me depresionin postnatal kanë nevojë për mbështetje emocionale nga familja dhe miqtë. Disa gra i gjejnë trajtimet psikologjike të nevojshme veçanërisht nëse ato kanë përjetuar ngjarje traumatike në fëmijëri ose kohët e fundit.

Mjekimet antidepresive janë një pjesë e rëndësishme trajtimi për shumë gra. Ekzistojnë shumë keqkuptime ndaj ilaçeve antidepresante, dhe gratë që mund të përfitojnë nga to mund të refuzojnë marrjen e tyre pasi ato kanë frikë se mjekimi është shumë i dëmshëm. Mjekimet antidepresante nuk janë problematike dhe disa mund të merren në mënyrë të sigurt edhe gjatë të ushqyerit me gji dhe shtatzënisë.

Ky lloj ilaçi nuk “ndryshon personalitetin tuaj”; por rregullon zhbalancimet kimike në tru që mendohen se janë përgjegjëse për simptomat e depresionit dhe të ankthit. Është e rëndësishme për të kuptuar që gratë mund të dalin nga depresioni më shpejt se ç’mund të dilnin nga diabet-i.

Partnerët

Të jetuarit me një grua me depresionin postnatal është e vështirë. Edhe partnerët kanë nevojë për mbështetje pasi edhe ato ndihen konfuz, të humbur dhe të pafuqishëm. Është e rëndësishme që edhe partnerët të përfshihen nga profesionist shëndetësor që merren me trajtimin e grave me depresionin postnatal. Partnerët janë shumë më shumë përkrahës nëse ata e kuptojnë se çfarë problemi kanë femrat dhe se çfarë ata mund të bëjnë për t’i ndihmuar.

Ku duhet shkuar për ndihmë

Nëse gruaja nuk ndihet në mënyrën sesi ajo priste që të ndihej pas të lindurit të fëmijës, është shumë e rëndësishme që ajo të flasë me doktorin e saj ose maminë dhe infermieren e fëmijës së saj. Kjo mund të jetë thjesht një vështirësi përshtatjeje me ndryshimet në stilin e jetës që ndodhin kur një fëmijë lind dhe me kërkesat që ka një fëmijë i sapolindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Nëse ajo është duke përjetuar depresionin postnatal është e rëndësishme që ajo të marrë kujdesin e përshtatshëm sa më shpejt që të jetë e mundur. Të paturit e depresionit postnatal nuk është diçka nga e cila duhet patur turp. Ajo duhet parë si një prej komplikacion-eve që lind nga shtatzënia. Me ndihmën e nevojshme, gratë me depresionin postnatal shërohen.