Çfare duhet të dini për heqjen e qimeve me laser?

E publikuar: 22/04/2015 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ardhjen e sezonit të bikinive, gara për të hequr çdo gjurmë të qimeve të padëshiruar fillon me zell, dhe pothuajse secili pyet se a është heqja me laser më e sigurtë apo depilimi mujor.
Ka nga ata që janë të kënaqur me makina rroje të thjeshta apo kremra, por ka nga konsumatorë që janë në kërkim të një zgjidhjeje të përhershme e që si opcion primar kanë: heqjen e qimeve me laser.
A është e sigurtë dhe efektive heqja e qimeve me laser?
Një numër i madh i pohimeve konfliktuoze janë bërë në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e heqjes së qimeve me laser. Si konsumatore e tillë në kërkim të së vërtetës për trajtimin, me ndihmën e Drejtorit të Marketingut të “Tria Beauty Interim Senior Global”, siguruam përgjigje rreth pyetjeve më të përhapura në lidhje me heqjen e qimeve me laser. Heqja me laser jep rezultate të dukshme me disa efekte anësore të dhimbshme, ndërsa nuk preferohet për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Lexoni për pyetjet tuaja më të kërkuara rreth heqjes së qimeve me laser.
Heqja e qimeve me laser përdor më pak metoda misterioze se sa në të vërtetë duket
Heqja e qimeve me laser mund të duket e pabesueshme dhe torturuese, por procedura në fakt është shumë e thjeshtë. Laseri përmban diodë që detekton pigmentin brenda folikulit të qimës dhe e eliminon atë. Meqenëse qimet rriten në cikle të ndryshme, duhet deri tre mauj për të parë rezultatet e plota deri sa të eliminohen tërësisht folikulet.
Trajtimi mendohet të jetë i sigurtë – por vetëm për pacientët që i plotësojnë kriteret
Për fat të keq, bërja e disa laserëve për heqjen e qimeve parandalon disa lloje të caktuar të lëkurës nga e drejta për trajtim. Laseri rekomandohet vetëm për ata që kanë tone të çelëta të lëkurës dhe qime të errëta. Laseri Tria nuk funksionon në tone të errëta të lëkurës apo ato me qime bjonde ose të kuqe, paralajmëron Crenshaw. Pacientët me qime të zbehta nuk mund të përdorin laserin pasi ai nuk mund të detektojë asnjë pigment për të eliminuar folikulin. Në rastet e toneve të errëta të lëkurës, laseri nukmund të dallojë ndryshimin midis pigmentit të qimeve dhe pigmentit të lëkurës, duke e vënë kështu në rrezik sigurinë e pacientit.
Heqja e qimeve me laser kërkon 6 trajtime për rezultate optimal
Laseri nuk është mjet që bën heqjen e qimeve aty për aty, por ka edhe nga pacientë që mund të vërejnë rezultatin që në dy seancat e para. Sipas Crenshaw, shumica ekonsumatorëve kërkojnë gjashtë ose më shumë séance për të parë rezultate. Rezultatet e përhershme mund të shihen kur pajisja përdoret një herë çdo të dytën javë deri në 3 muaj, shpjegon ajo. Përveç kësaj, trajtimet me laser nuk japin heqje të plotë të qimeve në çdo rajon të trupit. Shumica e folikuleve të qimeve mund të hiqen pas një serie të plotë të trajtimeve, por këto pacientë janë paralajmëruar se heqja e qimeve nuk është absolute.
Trajtimi në zyrë do ju kushtojë, ndërsa trajtimi në shtëpi siguron uljen e kostos
Konsumatorët rrallëherë mund të gjejnë ndonjë teknik për laser që ofron çmime më poshtë se $100 për një seancë terapeutike me laser në zyrat përkatëse. Pas sugjerimit të 6 deri 12 seancave, pacientët mund të akumulojnë koston e $1000. Laseri Tria i bërë për shtëpi, mund të përdoret në ksuhte shtëpiake për më pak se $500 dhe ofron zgjidhje efektive.
Do të ndjeni dhimbje (efektet tjera anësore janë të papërfillshme)
Si veteran i shumë seancave me laser, mund të verifikoj se ndjesia e çdo impulse është aspekt i pamohueshëm i trajtimit. Çdo zonë kërkon një numër të dallueshëm të impulseve për çdo séance, dhe do të ndjeni dhimbje nga pak. Megjithatë, Crenshaw konfirmon se pacientët rrallëherë përjetojnë efekte anësore pas trajtimit. Këto efekte anësore mund të jenë skuqje e përkohshme dhe ënjtje të vogla në vendin e trajtuar.
Heqja e qimeve me laser është një alternativë solide, por nuk është për të gjithë
Nëse posedoni llojin e duhur të lëkurës dhe ngjyrën e qimeve dhe sigurisht, pak më shumë të ardhura financiare, ju mund të mbështeteni në terapinë e heqjes së qimeve me laser.