Çfarë duhet të bëjmë nëse kemi frikë nga uji?!

E publikuar: 01/04/2015 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Frika nga uji është një fenomen që ndodh për shumë individë. Ka ndodhur që fituese të medaljeve të arta në Olimpiadën e Pekinit, në fëmijëri kanë qenë hidrofobik (frikë nga ujit).

Personat hidrofobik janë të tmerruar nga uji derisa në plazh arrijnë të prekin ujin shumë pak me anë të këmbëve. Ky në të vërtetë konsiderohet një problem serioz.

Po pse kemi frikë nga uji?

Për shembull disa mund të kenë përjetuar një rënie aksidentale në pishinë, një hedhje me shaka apo një shtrirje mbi ujë nga prindërit për të mësuar notin. Të gjitha këto janë ndjesi të frikshme të cilat dashje pa dashje të krijojnë ankth. Megjithatë ndonjëherë kjo situatë është e vështirë për të gjetur shkakun e sëmundjes.

Ju duhet të bëni përpjekje që pak nga pak të bëni të mundur dhe largimin e frikës nga uji përmes disa veprimeve;

Filloni kontaktin me ujin shkallë – shkallë

Në fillim zhysni vetëm këmbët, më pas gjunjtë dhe gradualisht me kalimin e ditëve edhe shpatullat. Qëllimi kryesor i zhytjeve të ngadalta është që të rrisë vetëbesimin.

Rregulloni frymëmarrjen

Ankthi ndryshon ritmin e frymëmarrjes dhe siç e dini frymëmarrja është e domosdoshme për të kontrolluar stresin. Përpara se të hyni në ujë çlirohuni dhe më pas thithni ajër ngadalë për disa sekonda dhe me po të njëjtën qetësi nxirrni frymën. Vazhdoni me këtë ritëm për pesë minuta.

Regjistrohuni në një kurs të veçantë

Kushtet për kurse të veçanta tanimë janë të mundura. Regjistrohuni për të mësuar notin në pishinë, duke mësuar nga instruktorë të cilët njohin dhe elementë të psikologjisë. Në këtë mënyrë do të keni lehtësi për të hequr ankthin dhe frikën ndaj ujit.