Çfarë do t’ju ndodhte nëse do të eliminonit sheqerin për vetëm nëntë ditë?

E publikuar: 06/02/2019 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtimet shkencore kanë zbuluar përse është me rëndësi të përkufizoni futjen e sheqerit në organizëm. Hulumtimet e reja zbulojnë që eliminimi i sheqerit nga ushqimi për vetëm nëntë ditë mund të ketë efekte dramatike pozitive për organizmin tonë, shkruan “Independent”.

Studimi i botuar në revistën “Obesity”, në të cilin kanë marrë pjesë 43 fëmijë me peshë të tepërt trupore, ka zbuluar efekte negative të cilat i ka sheqeri në organizmin tonë, para së gjithash në metabolizëm. Autori i studimit, doktor Robert Lustig, nga San-Franciskoja, ka zbuluar rezultatet hulumtimit të vet, të cilat kanë treguar që kolesterina te fëmijët është shtuar, ndërkaq niveli i insulinës ka rënë, transmeton Telegrafi.

“Këto rezultate forcojnë idenë se është me rëndësi që prindërit t’ua përkufizojnë konsumimin e sheqerit dhe të jenë të ndërgjegjshëm se sa e rrezikojnë shëndetin e tyre”, shton Lustig. Që në fillim të hulumtimit janë zbuluar të dhëna për shprehitë e këqija ushqyese te fëmijët, aq më parë në periudhën midis 8 dhe 18 vjeç.

Në këtë periudhë është vërejtur konsumimi tej mase dhe i panevojshëm i ushqimit, i cili, sipas rregullave, bie në kategorinë e ushqimit jo të shëndetshëm.

“Kaloritë nga sheqeri janë më të këqijat, sepse shndërrohen në yndyrë në mëlçi, shtojnë rezistencën e insulinës dhe rrezikun nga sëmundja e diabetit, zemrës dhe mëlçisë”, thotë dr. Lustig. Këto shprehi të këqija fuqishëm ndikojnë në shoqërinë në tërësi dhe shtojnë numrin e sëmundjeve kronike te çdo gjeneratë e ardhshme.

“Pas vetëm nëntë ditësh pa sheqer në organizmin e fëmijëve kanë pasuar ndryshime dramatike pozitive”, thotë dr. Lustig. Kjo është shumë me rëndësi jo vetëm në pikëpamje të zvogëlimit të obesitetit, por edhe në zvogëlimin e rrezikut nga diabeti 2. Që në fillim të hulumtimit nuk është gjetur lidhja midis futjes së sheqerit në organizëm dhe sëmundjeve metabolike. /Telegrafi/