Çfare dimë për aktualisht për PlayStation 5?

E publikuar: 17/03/2018 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mendohet të vijë në treg në 2019, por ka nga ata që mendojnë se Sony do ta publikojë që këtë vit. Karakteristikat kryesore janë mbështetja për 4k dhe realiteti virtual.

Për të gjithë ata që luajnë çdo natë PS4 dhe ëndërrojnë që një ditë apo një tjetër ta zëvendësojnë atë me një PS5, lajmi i mire është që kjo ditë po afron, pasi mendohet që është më afër se ç’mendohet.

Edhe pse parashikimet e tregut tregonin se do të ishte gati në vitin 2021-2022, në bazë të intervaleve të kohës të respektuara nga Sony, duket se kompania ka përshpejtuar kohën e saj në mënyrë që tu japë mundësinë klientëve të saj të luajnë sa më shpejt me Play Station e ri dhe ti paraprijë publikimit të Xbox One X në 2020.

Performanca e lartë e konkurrentëve, e kanë bërë Sony të rrisë nivelet duke ofruar suport për 4K, fuqia e harduerit duke integruar përbërësit më të mirë të disponueshëm në treg e shumë elementë të tjerë që e bëjnë të superojë kapacitetin e Xbox One X. /GameWorld Albanian