Çfarë detyrohet Kim të bëjë, vetëm që të mos flasë për shtatzëninë e motrave

E publikuar: 17/11/2017 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kim Kardashian u është përgjigjur pothuajse të gjitha pyetjeve, duke u shpëtuar ushqimeve të shpifura që ndodheshin në tavolinë, përveç njërës: asaj për shtatzëninë e motrave.

Kim ka zgjedhur që të pijë një smoothie sardeleje në vend që të japë një përgjigje.

“Dreq, sa e shpifur”, tha Kim.

Me këtë rast Kim na zbuloi edhe një ves të keq të bashkëshortit të saj, Kanye West, dhe tani e kuptuam se nga ngjan North.

“Kjo është një pyetje shumë e thjeshtë. Atë mund ta zërë gjumi kudo, qoftë në një mbledhje me prindër, në një takim me mjekun, ose në takime me stilistë që ndoshta nuk e kemi takuar asnjëherë, vetëm kur e dëgjon që po gërhet”, u shpreh 37 vjeçarja.