Çfarë bëri Klopp kur i ra shorti me Dortmund !

E publikuar: 18/03/2016 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë intervistwn e parë pas shortit të Ligës së Evropës.

Skuadra e tij do të përballet me Borussia Dortmundin, të cilën e kishte drejtuar për shumë vjet, para se të kalonte në Angli.

“Jam vërtetë i lumtur me shortin. Dje thashë pse të mos e kërkojë skuadrën më të fortë në short, pasi nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Evropës, edhe pse je në çerekfinale duhet të mposhtësh skuadrat e forta. Është mirë të luash kundër tyre (Dortmundit) në dy ndeshje, se sa në vetëm një, ka deklaruar Jurgen Klopp për “Liverpoolfc.com”.

“Gjatë shortit ne ishim në mbledhje me analistët për takimin me Southamptonin, dhe më pas shkuam në stërvitje, kështu që telefoni im me siguri është i mbushur me mesazhe, të cilat më duhet t’i shikojë”, shtoi ai.

Sipas tij, po takohen dy klubet më të mëdha në botë, në Ligën e Evropë, që kanë tifozëri të mrekullueshme.