‘Çështja Januzaj’ temë debati te ‘Dueli Botëror’, Sokoli: Van Gaal e kritikoi pse nuk e zgjodhi Kosovën

E publikuar: 20/06/2018 05:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi Shqipëria dhe Kosova nuk marrin pjesën në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, fjalët e fundit të Adnan Janzuaj janë kryetema e sportdashësve shqiptarë.

23-vjeçari ditë më parë ka thënë se ndihet belg pasi është lindur dhe rritur në Belgjikë.

Normalisht që kjo u shtjellua edhe në emisionin e RTV Dukagjinit, ‘Dueli Botëror’, ku mes të tjerash u ritheksuan disa detaje interesante.

Trajneri i njohur nga Kosova, Bylbyl Sokoli, tha se lojtarët që kanë karakter kanë obligim kombëtarë të mbrojnë ngjyrat e kombit që i takojnë.

‘Profesori’ tregoi se Januzaj ishte kritikuar nga ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, pse ai kishte zgjedhur Belgjikën para Kosovës.

Tema vazhdoi të komentohet edhe nga trajneri Imset Munishi, i lënduar nga fjalët e Januzajt, tha se Adnani nuk ka kualitet për të luajtur në një skuadër të madhe.

‘Çështja Januzaj’ u përmbyll nga i ftuari Dardan Islami, i cili e rikujton faktin që zgjedhja e Adnanit u vendos edhe nga babai i tij, Abedini. /Telegrafi/