Çështja Huawei, shkarkohet Sekretari Britanik i Mbrojtjes

03.05.2019 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Çështja Huawei, shkarkohet Sekretari Britanik i Mbrojtjes

Kryeministrja e Britanisë shkarkoi ministrin e mbrojtjes, Gavin Williamson pas gjetjes së ‘provave bindëse’ se ai ishte burimi i informacionit që doli në shtyp rreth një vendimi sekret të qeverisë për të lejuar gjigandin kinez të teknologjisë, Huawei, që të marrë pjesë në disa projekte të rrjetit 5G të Britanisë.

Vetë zoti Williamson e mohon të ketë qënë ai burimi i informacionit. Në postin e tij është emëruar Penny Mourdant, që shërbente si Sekretar Shteti për Zhvillimin Ndërkombëtar.

Siç njofton nga Departamenti i Shtetit korrespondetja e Zërit të Amerikës Nike Ching, pushimi nga puna i ministrit britanik të mbrojtjes vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara përsëritën paralajmërimin ndaj kompanisë kineze Huawei.

Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë, Gavin Williamson, u shkarkua pasi qeveria e fajësoi atë për rrjedhjen e informacionit mbi një vendimi të fshehtë për të lejuar kompaninë Huawei të marrë pjesë në rrjetin e ri 5G në Britani.

Britania do të bashkëpunojë me kompaninë Huawei pavarësisht paralajmërimeve amerikane mbi pasojat, që i rithksoi të mërkurën një gjeneral i lartë amerikan para Kongresit.

“Nëse nuk kemi siguri reciproke që rrjeti është i sigurtë dhe mund të shkëmbejmë të dhëna, kjo do të pengojë aftësitë tona për të qënë aleatë dhe për të shkëmbyer informacione lirisht si në kaluarën”, -tha Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë Amerikane, Gjeneral Joseph Dunford.

Britania dhe disa shtete të Bashkimit Evropian po përdorin teknologjinë e re nga kompania Huawei. Kjo ka krijuar ndarje me Uashingtonin, ndërsa ligjvënësit nga të dy partitë po tregohen të matur përballë teknologjisë

kineze. Senatori republikan Dan Sullivan është anëtar i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura.

“Nuk duam një rrjet 5G që kontrollohet nga Partia Komuniste e Kinës, është diçka ndaj së cilës duhet të tregohemi të kujdesshëm.”

Rrjetet 5G pritet të revolucionarizojnë telekomunikacionin. Përjashtimi i të gjitha pajisjeve kineze nga ky sistem mund t’u kushtojë shtrenjtë shumë vendeve. David Dollar është me Institutin Brookings në kryeqytetin amerikan.

“Nëse themi se gjithçka në telekom është infrastruktura kritike, atëherë, do të përjashtojmë shumë mundësi për të importuar pajisje me çmim të ulët të një cilësie të lartë.”

Në vend të përjashtimit total të kompanive kineze nga telekomunikacioni, zoti Dollar thotë se mund të ketë një lloj kompromisi që shtetet të përdorin pajisje kineze të thjeshta. Por aktualisht, asnjë zyrtar amerikan nuk po diskuton hapur një kompromis të tillë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

Miley Cyrus për herë të parë në Kosovë, Serbët nisin komentet plot urrejtje

Miley Cyrus për herë të parë në Kosovë, Serbët nisin komentet plot urrejtje

Miss Serbia çmend të gjithë: Këndon xhamadanin dhe puth hartën e Kosovës në emision (Video)

Miss Serbia çmend të gjithë: Këndon xhamadanin dhe puth hartën e Kosovës në emision (Video)