Çështja e viktimave të dhunës seksuale të futet në dialogun me Serbinë

E publikuar: 05/07/2018 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës është e domosdoshme, kurse çështja e kësaj kategorie duhet të futet edhe si temë e diskutimit në dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu u tha në konferencën me temë “Drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konflikt. Sidat dhe rruga përpara” e iniciuar nga organizata jo qeveritare “UN Women”.

Stigmatizimi nga shoqëria, mungesa e përkrahjes nga familja, mungesa e qasjes për punësim, mos llogaridhënia, mungesa e shërbimeve psikosociale, mungesa e shërbimeve tjera shëndetësore u identifikuan si sfidat me të cilat edhe pas dy dekadave të përfundimit të luftës viktimat e dhunës seksuale po ballafaqohen me to, transmeton Telegrafi.

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka u shpreh se të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë mbeten prioritet për Qeverinë e Kosovës.

Ai po ashtu u shpreh se shuma e pensionit që tani i gëzojnë këto viktima nuk është e mjaftueshme për të shëruar vuajtjet e tyre.

“Qeveria e Kosovë do të angazhohet që t’i kryej punët e veta dhe kisha pas dëshirë që Komisioni, Prokuroria dhe gjithë të tjerët s bashku mos të manipulojnë me shifra dhe të jemi pak më të saktë për arsye se nganjëherë po manipulohet me shënime…07’11 Qeveria e Kosovës me këtë akt që e ka fillua edhe regjistrimin dhe dhënien e kompensimit nuk ka bërë kumedit se çfarë sepse kjo metodë e armikut nuk është përdorur në asnjë vend përveç në Kosovë dhe këtë duhet ta themi se për këtë numër që po flasim ne është ndoshta më e theksua në Kosovë….07’44 Ne duhet të punojmë së bashku që viktimat, shoqëria duhet ta ndal stigmatizimin aty ku ekziston dhe duhet së bashku tu japim përkrahje të gjejnë guximin për të hyrë në sistem pasi që shteti e ka obligim t’i mbroj viktimat”, u shpreh Lluka.

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson ka deklaruar se duke mos i sjell para drejtësisë kryesit e këtij krimi jo vetëm që do pengohet gëzimi i të drejtave për këtë kategori, por edhe është barrierë edhe për stabilitetit dhe paqes.

Richardson i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të forcojë mekanizmat që merren me këtë çështje.

“Ka ende shumë punë për t’u bërë në aspektin e përfundimit të ndëshkimit kulturor, dënimin e kryesve të veprës dhe të sigurohemi që t’i japim përpjekje tona më të mëdha në dokumentimin e krimeve të dhunës. Të mbijetuarat duhet të kenë qasje në shërbimet psikosociale të nevojshme, madje edhe ndihmën juridike në rikuperim nga trauma. Të mbijetuarat kanë të drejtë të dinë të vërtetën kush ka qenë përgjegjës për krimin që u është bërë ndaj tyre dhe kryesit duhet të sillen para drejtësisë. Nëse mbesin kështu të mbyllura do të ketë pengesë edhe më tutje në prurjen e drejtësisë për këto viktima“, tha Richardson.

Edi Gusia drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Barazi Gjinore ka kërkuar që çështja e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës të bëhet temë diskutimi në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas saj mungesa e kësaj teme në dialog rrezikon sigurinë civile në vend.

Sipas saj shoqëria ende nuk ka arritur ta njeh sakrificën e këtyre grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftës, gjë e cila është edhe obligim.

“Ne ende kemi ngecur në pjesën më të rëndësishme të procesit për të cilin duhet ta fillojmë një debat konstruktiv jo të lehtë i cili nuk do të ketë ndoshta shumë ithtar dhe i cili ka të bëjë me çështjen e reparacionit. Takimet si ky i sotmi duhet të iniciojmë diskutimin e një procesi i cili duhet ta vë në qendër të dialogut ndër shtetëror, çështjen e reparacionit. Reparacioni duhet parë si pjesë e dialogut ndër shtetëror Ksoovë-Serbi dhe njohjes së dhunës së ushtruar dhe drejtësisë së munguar dhe kjo drejtësi duhet vendosur. Mos pjesëmarrja e grave dhe mos trajtimi i çështjes së reparacionit për të mbijetuarit e dhunës seksuale si pjesë e dialogut ndërshtetëror është pjesë e munguar e dialogut”, ka deklaruar Gusia.

E ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se tani është koha që të sillen para drejtësisë kryesit e krimit ndaj viktimave të dhunës seksuale.

“Duhet të punojmë me familjet e këtyre viktimave në mënyrë që ato të ofrojnë mbështetjen e shumë nevojshme dhe atë emocionale për të gjithë të mbijetuarit. Po ashtu neve duhet të punojmë me vetë viktimat, t’i këshillojmë dhe t’i njoftojmë për të drejtat që kanë dhe t’i fuqizojmë ekonomikisht. Vetëm në këtë mënyrë ne mund t’iu rikthejmë vetëbesimin të cilin kanë humbur me kalimin e këtyre viteve. Vetëm në këtë mënyrë ne mund t’i bëjmë më të fuqishme gjithsecilën viktimë që ato të ballafaqohen me publikun, të ballafaqohen me rrethin, por në të njëjtën kohë të ballafaqohen edhe me mekanizmat e drejtësisë veçanërisht me prokurorinë dhe më të fuqishëm do të jemi në kërkesën tonë dhe të tyre por edhe me obligimin tonë institucional dhe shoqëror për qasjen në drejtësi” ka thënë ish presidentja.

I pranishëm në këtë konferencë ku u diskutua për drejtësinë e të mbijetuarave të dhunës seksuale në konflikte ishte edhe zëvendës ministri i Drejtësisë, Fadil Nura i cili u shpreh se është duke u themelua departamentin për drejtësi tranzicionale i cili do të merret në mënyrë të veçantë me penalizmin e krimeve të dhunës seksuale.

Ndryshe, me qëllim që zëri i viktimave të dhunës seksuale të dëgjohet sa më shumë dhe shoqëria t’i mbrojë ato në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte, është bërë lansimi i kampanjës dy vjeçare “Bëhu zëri im”.