CEO i Nvidia: Na surprizoi rënia e kërkesës nga industria kriptografike, kemi tepri kartash grafike në magazina

E publikuar: 16/11/2018 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

CEO i Nvidia, Jensen Huang, pranoi se rënia e menjëhershme e kërkesës për pajisje për gërmimin e monedhave kriptografike na zuri në befasi duke bërë që të krijohet një tepri në magazinat tona.


Këtë deklaratë ai e lëshoi menjëherë pas publikimit të gjendjes së financave të kompanisë për tre mujorin e tretë të vitit.

Aksionet e kompanisë ranë me 15% duke fshirë 20 miliardë dollarë nga vlera e Nvidia.


Interesi i lartë për kriptomonedhat vitin e kaluar bëri që të rritej kërkesa për karta grafike të cilat përdoren për gërimimin e monedhave kriptografike.

Në fillim gërmuesit kërkonin të përfitonin nga çmimi i Bitcoin por kur vlera filloi të binte në Janar të 2018-ës, ata ndaluan së bleri karta grafike duke bërë që çmimi i këtyre të fundit të binte.

Nvidia dhe AMD patën tregun e monedhave kriptografike të humbiste terren me shpejtësi. Tashmë Nvidias i duhen të paktën dy tre mujorë për të pastruar magazinat nga tepria.

Gjatë këtij viti Nvidia lançoi kartat grafike Nvidia GeForce RTX. /PCWorld Albanian