Cengiz i gatshëm të vazhdojë kontratën me Romën, por pa klauzolë të lartë

E publikuar: 19/10/2018 02:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cengiz Under është duke biseduar për një marrëveshje të re me Romën.

Sulmuesi i talentuar turk ka shkëlqyer edicionin e kaluar dhe në këtë fillim edicioni më klubin italian.

Kësisoj Roma i ka ofruar atij kontratë të re pesë vjeçare duke dëshiruar ta mbajë në kryeqytet deri në vitin 2018.

Me kontratën e re te Roma, turku do të fitojë edhe rritje të ndjeshme të pagës.

Aktualisht ai fiton vetëm një milionë euro në stinor, ndërsa me kontratën e re paga e tij pritet të kalojë tre milionë eurot.

(Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Drejtuesit e Romës janë takuar me agjentin e lojtarit i cili është shqiptari Fali Ramadani.

Si lojtari ashtu edhe agjenti i tij janë pro vazhdimit të kontratës por nuk duan klauzolë të lartë.

Corriere dello Sport shkruan se turku me agjentin e tij kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit që klauzola të jetë normale dhe mos të kalojë 70 milionë euro.

Interesim për reprezentuesin turk kanë shfaqur Bayern Munich, Arsenal dhe Manchester United. /Telegrafi/