Celula xhihadiste në Spanjë planifikonte të kryente tri sulme me 100 kilogramë eksploziv

E publikuar: 15/09/2017 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Celula përgjegjëse e sulmeve në Barcelonë dhe Cambrils, që shënuan 16 të vdekur më 17 dhe 18 gusht do të përdorte 100 kilogramë TATP të shpërndara në tre furgona për kryerjen e sulmeve, njoftoi sot një e përditshme katalane.

Sipas “El Periodico” e Katalunias, ky informacion i referohej një dëshmie dhënë në gjykatë nga Mohamed Houli Chemlal, i vetmi i mbijetuar nga shpërthimi i shtëpisë ku celula mbante të fshehur eksplozivët, në Alcanar (200 kilometra në jugperëndim të Barcelonës).

I pyetur nga media. ministri i Brendshmën, Juan Ignacio Zoido refuzoi të konfirmonte informacionin, me shpjegimin e ruajtjes së sekretit të institucionit, të njëjtëve burime gjyqësore të konsultuara nga ana e medias.

Sipas dëshmisë së tij dhënë gjykatësit në ngarkim të çështjes së përmendur nga e përditshmja, shpërthimi u shënua në momentin kur anëtarët e celulës që ndodheshin në shtëpi po arrinte drejt fazës përfundimtare, në atë të përgatitjes së eksplozivit që planifikonin ta ndanin në 20 pako me pesë kilogram secila në tre automjete, për t’i hedhur më pas në erë në afërsi të monumenteve.