Celta Vigo 2-4 Real: Notat e lojtarëve, Benzema ylli

E publikuar: 12/11/2018 01:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi me Santiago Solarin nuk di për humbje, Los Blancos fituan 2-4 ndaj Celta Vigos.

Për Los Blancos shënuan Karim Benzema (23′), Gustavo Daniel Cabral (autogol, 56′), Sergio Ramos (83′) dhe Dani Ceballos (90+1′).

Ndërsa për vendasit shënuan Hugo Mallo (61′) dhe Brais Mendez (90+1′).

Santiago Solari në krye të Realit: 4 ndeshje, 4 fitore (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Më i miri në ndeshje ishte Benzema, francezi përveç golit, lojës së mirë, arriti të godas edhe shtyllën duke qenë kështu afër golit të dytë.

Me notë të lartë u vlerësua edhe Ramos, por edhe Luka Modric e Ceballos.

Te vendasit më i miri ishte Mendez, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Iago Aspas dhe Okay Yokuslu.

Më i dobëti ishte mbrojtësi i Celtas, Gustavo Cabral, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Celta Vigo:

Real Madrid: