Celta eliminon galaktikët, Reali jashtë Kupës së Mbretit

E publikuar: 26/01/2017 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reali i Madridit i ka dhënë lamtumirën Kupës së Mbretit në Spanjë, duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Celta Vigo.

Ronaldo u rikthye te goli në këtë takim, por kjo nuk mjaftoi që Reali të vijonte rrugën e suksesit për këtë trofe.

Pas humbjes në Santiago Bernabeo javën e kaluar me rezultatin 1-2, Real Madridi luante vetëm për fitoren mbrëmjen e sotme, shkruan Top Channel.

Por Celta Vigo rezultoi një kundërshtar i fortë edhe në këtë sfidë, duke udhëhequr ndeshjen deri në minutën e 90, kur Vazquez barazoi shifrat në 2-2, rezultat që la jashtë Kupës së Mbretit galaktikët e udhëhequr nga Zinedin Zidan.