Çeku:Javën e ardhshme publikohen listat

E publikuar: 05/04/2015 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, pritet që deri në fund të javës së ardhshme të përfundojë këtë proces.

Ish luftëtarët e UÇK-së do të presin deri në fund të javës së ardhshme të shohin emrat e verifikuar për statusin e tyre. Kjo ka qenë edhe kërkesa e tyre në protestën e organizuar ditë më parë. Madje ata kanë akuzuar për manipulim në lista. Mirëpo, sipas kryetarit të komisionit për verifikimin e emrave Agim Çeku, listat janë transparente dhe nuk përjashtohen ankesat për emra konkret. Ai tha se procesi është duke shkuar ngadalë por është në përfundim e sipër.

“Listat fillestare mendojmë që deri kah fundi i javës së ardhshme do të publikohen. Pastaj është afati i ankesave dhe ne do ta trajtojmë do ta shqyrtojmë çdo ankesë dhje atehërë komisioni do ti publikojë listat përfundimatare. Pas listave përfundimtare prapë ekzistojnë instrumente në qoftë se prapë ndonjë aplikant nuk është i kënaqur apo mendon se ju ka bërtë e padrejtë , atëherë duhet të drejtohen në gjykatat themelore dhe me fakte , me argumente dhe gjykata e merr lëndën në dorë dhe ateherë jep përgjegjësi para gjykatës. Ose ai që ia ka përcaktu një status të tillë nëse ka gabuar ose veterani nëse ka dhënë të dhëna të rrejshme dhe pretendon që të përfitojë”.

Sa i përket numrit, Çeku nuk ka dashur të flas për shifrën përfundimtare, duke theksuar duhet të kenë besim që komisioni do ta përfundojmë këtë proces ashtu sic duhet:

” Nuk besoj listat do të nënshkruhen nga komandantët ata e kanë obligim moral. Ne si anëtarë komisioni nuk kemi mekanizma e instrumente që ta detyrojmë dike që të nënshkruaj, kjo varet nga vetë vullneti i tyre dhe përgjegjësia morale komanduese që e kanë pasur dhe ata janë komandatët e tyre që i njohin ushtarin veteranin aplikant.”

Ndërkohë veteranët kohëpaskohe janë shprehur të zhgënjyer me përkujdesin e deritashëm shtetëror që u është bërë atyre. Gjithashtu ata kërkojnë që edhe benificionet që u takojnë me ligj, t’i gëzojnë që nga janari i këtij viti./RTK/