Çeku intervistohet në Hagë si i dyshuar

E publikuar: 28/09/2020 08:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, sot do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi planifikohet të fillojë nga ora 9:30. Vetë Çeku kishte konfirmuar kohë më parë se nga Gjykata Speciale e kishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndryshe, Çeku në të kaluarën qenë kryeministër i vendit dhe ka shërbyer edhe si ministër i FSK-së.