Çekia merr masa të reja emergjente kundër përhapjes së koronavirusit

E publikuar: 27/07/2020 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke filluar nga e diela, çekët do të jenë përsëri të obliguar që të përdorin maska në hapësira të mbyllura ku janë më shumë se 100 persona, sipas masave të reja kundër koronavirusit, të marra nga Ministria e Shëndetësisë.

Shifra ditore e rasteve të koronavirusit në Republikën Çeke shkoi në mbi 200 javën e kaluar. Tashmë janë mbi pesë mijë raste aktive, për herë të parë që fillimi i pandemisë, shkruan “Intellinews”, transmeton Gazeta Express.

Nga 27 korriku, numri më i madh i lejuar i njerëzve në tubime do të jetë 500. “Masat vlejnë për ngjarjet publike dhe private muzikore, sociale, kulturore dhe sportive, të cilat mbahen në hapësira të mbyllura. Masat vlejnë edhe për martesat dhe funeralet. Maskat nuk janë të obligueshme për një individ që viziton një restorant apo një bar”, tha ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech.

“Roli ynë është që të marrin hapa për ta parandaluar përkeqësimin e situatës. Megjithatë, ne njëkohësisht nuk duhet t’i frikësojmë qytetarët, definitivisht nuk ka arsye për këtë, situata nuk është dramatike. Masat janë qartazi parandaluese për nga natyra dhe ne jemi të shtyrë të veprojmë kështu nga përvoja e javëve të fundit”, shtoi ministri çek.

Megjithatë, ai theksoi se qeveria nuk do të marrë masa që do t’i kufizonin ekonominë apo lirinë e lëvizjes së qytetarëve.