Çekia mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

13.06.2019 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Çekia mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Në vizitë dy ditore në Pragë, zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka filluar takimet me delegacionet më të larta shtetërore të shtetit Çekë.

“Mikpritje e ngrohtë nga ministri i jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek, një mik i Kosovës dhe përkrahës i proceseve integruese të Republikës së Kosovës u realizua në ambientet e këtij institucioni.

Në takim u bisedua për thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ndërtimin e një partneriteti gjithëpërfshirës, në të gjitha fushat me theks në zhvillimin ekonomik dhe të investimeve. Ministri Pacolli, ndër të tjera ngriti çështjen e zhvillimit të Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mënyrat e bashkëpunimit për të ndërtuar të ardhmen në BE.

Ministri Petricek përshëndeti të arriturat e Republikës së Kosovës dhe u zotua për mbështetjen e shtetit të Kosovës në proceset e saj demokratike dhe të konsolidimit ndërkombëtar. Gjithashtu mirëpriti dhe mbështeti punën e bërë në përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara për Kosovën në liberalizim të vizave”, thuhet në njoftimin për media.

Petricek tha se Çekia do ta mbështes Kosovën në anëtarësimin e saj në INTERPOL, siç ka bërë edhe në të kaluarën.

Në fund dy ministrat u pajtuan se duhet thellim i marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat. Ministri Pacolli ftoj për vizitë zyrtare në Kosovë ministrin Petricek, që së bashku të shohin përparimet dhe progreset e mëdha të bëra ndër vite.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çekia mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Çekia mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Haziri nderon me mirënjohje për personalitetet që dhanë shumë për çlirimin e vendit

Haziri nderon me mirënjohje për personalitetet që dhanë shumë për çlirimin e vendit

Palmer: Amerika nuk është e gatshme që të vulosë çfarëdo marrëveshjeje

Palmer: Amerika nuk është e gatshme që të vulosë çfarëdo marrëveshjeje

Vuçiqi e fton Trumpin në vizitë në Serbi dhe kërkon mbështetjen e tij për Kosovën

Vuçiqi e fton Trumpin në vizitë në Serbi dhe kërkon mbështetjen e tij për Kosovën

Kujdes nga rriqrat, mbi 500 persona u pickuan gjatë këtij viti

Kujdes nga rriqrat, mbi 500 persona u pickuan gjatë këtij viti

11 hapat drejt shkarkimit të presidentit Ilir Meta

11 hapat drejt shkarkimit të presidentit Ilir Meta

Merkel takon Zaevin: Data e bisedimeve mbetet për në shtator

Merkel takon Zaevin: Data e bisedimeve mbetet për në shtator

Publikohen listat e nxënësve fitues për 5 komuna

Publikohen listat e nxënësve fitues për 5 komuna

Daçiq: Jam i gatshëm t’i bart pasojat nëse kam gabuar me Çitakun

Daçiq: Jam i gatshëm t’i bart pasojat nëse kam gabuar me Çitakun

Njeriu që e kishte ndjekur Limajn në Hagë merr një pozitë të rëndësishme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Njeriu që e kishte ndjekur Limajn në Hagë merr një pozitë të rëndësishme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Serwer Hashim Thaçit: Ti s’mund t’ia japësh në Veri atë që e kërkon Vuçiqi

Serwer Hashim Thaçit: Ti s’mund t’ia japësh në Veri atë që e kërkon Vuçiqi

Gjermania arreston një shtetas të Kosovës, i akuzuar për mbështetjen e ISIS-it

Gjermania arreston një shtetas të Kosovës, i akuzuar për mbështetjen e ISIS-it

Pse prania e NATO-s shihet si e domosdoshme në Ballkan

Pse prania e NATO-s shihet si e domosdoshme në Ballkan

Ministri Lekaj nën hetime preliminare për korrupsion

Ministri Lekaj nën hetime preliminare për korrupsion

Clark tregon afërsinë me kosovarët, shpërndan statusin e Limajt në Twitter

Clark tregon afërsinë me kosovarët, shpërndan statusin e Limajt në Twitter

Beqiri: Kemi dëshmi që janë përfshirë njerëz të partive tjera në rrahjet e LDK’së

Beqiri: Kemi dëshmi që janë përfshirë njerëz të partive tjera në rrahjet e LDK’së